Opinioni Storie Chi siamo Partecipazione Reports Ukrainian Response - Відповідь для України EDUINFO Aderisci ora
Unisciti a U-Report, la tua voce conta
STORIA
OPS! - Mendimi juaj, përtej çdo paragjykimi, kundër stereotipave!

OPS! - Mendimi juaj, përtej çdo paragjykimi, kundër stereotipave!


Ideja që me kohë kemi krijuar për një person na mbyll sytë dhe veshët.

(Marcel Proust)

"Disa njerëz kanë paragjykime racore por ata nuk e kuptojnë atë": të ka rastisur ta mendoni ndonjëherë këtë?

Nëse jeni mes 14 dhe 24 vjeç dhe doni të thoni fjalën tuaj mbi paragjykimet racore, konkursi OPS! - “La tua Opinione, oltre ogni Pregiudizio, contro gli Stereotipi” bën për ju!

Cfare po pret? Vendet janë të kufizuara!

Regjistrohu tani duke klikuar këtu dhe dërgo materjalin tënd deri më 26 gusht!

  1. Çfarë është OPS?

OPS! - “La tua Opinione, oltre ogni Pregiudizio, contro gli Stereotipi” (Opinioni juaj, Përtej çdo Paragjykimi, Kundër Stereotipeve) është konkursi i UNICEF i promovuar nga platforma U-Report On The Move për të luftuar paragjykimet, stereotipet dhe racizmin.

Na trego historinë tënde dhe shpreh mendimin tënd duke iu përgjigjur një prej këtyre dy pyetjeve:

1) A të ka ndodhur ndonjëherë të mendoni / ndjeni që dikush kishte  paragjykime racore ndaj jush? Na tregoni si shkoi, si reaguat ose si do të donit të kishit reaguar!

Ose

2) A të ka ndodhur ndonjëherë të mendoni “OPS! Kjo gjë që më është thënë mua (ose të tjerëve) është një paragjykim racor, askush nuk e vuri re"?

Na tregoni si shkoi, si reaguat ose si do të donit të kishit reaguar!

  1. Çfarë fitohet?

Fituesit e konkursit do të marrin kupona me vlerë deri në 200 euro për të blerë muzikë, artikuj elektronike dhe shumë më tepër!

Përveç kësaj, fituesit do të kenë mundësinë të fillojnë kurse trajnimi, të cilat do të mbahen duke filluar nga shtatori 2021 të cilët do ti çojnë ata të realizojnë një fushatë kundër racizmit dhe ta prezantojnë atë publikisht në Mars 2022!

  1. Si të marrësh pjesë?

Të merrni pjesë në konkursin OPS! Është e thjeshtë!

HAPI 1: Plotësoni formularin e regjistrimit

HAPI 2: Zgjidhni si të merrni pjesë!

Ka shumë mënyra për të marrë pjesë në konkurs: zbulojini të gjitha dhe zgjidh ato që dëshiron!

Kategoritë

  • Best Pic:

Për të marrë pjesë në kategorinë Best Pic: postoni një foto në Instagram dhe shkruani një përshkrim në të cilin ju përgjigjeni njërës prej dy pyetjeve në krye të faqes, shtoni hashtaget #OPScontest #changethenarrative #words4equality dhe bëni tag faqes Instagram të U-Report On The Move

  • Best Reel:

Për të marrë pjesë në kategorinë Best Reel, postoni një Reel në Instagram në të cilin ju përgjigjeni njërës prej dy pyetjeve në krye të faqes, shtoni hashtaget #OPScontest #changethenarrative #words4equality dhe bëni tag faqes Instagram të U-Report On The Move!

  • Best video:

Për të marrë pjesë në kategorinë e Best Video, na dërgoni një video të shkurtër (maks. 60 sekonda) (me shtimin e mundshëm të tekstit / këngëve / efekteve etj) në të cilën ju i përgjigjeni njërës prej dy pyetjeve në krye të faqes dhe dërgojeni në adresën e-mail ureportonthemove@gmail.com

  • Best paper:

Për të marrë pjesë në kategorinë Best Paper, na dërgoni një tekst (narrativ, poetik, teatror ose çfarëdo lloji tjetër) maksimalisht prej 5 faqesh në të cilën ju i përgjigjeni njërës prej dy pyetjeve të renditura në krye të faqes dhe dërgojeni në adresën e-mail  ureportonthemove@gmail.com

  • Best illustration:

Për të marrë pjesë në kategorinë Best Illustration, na dërgoni një vizatim, një komik (fumet), një poster ose një grafik në të cilin ju përgjigjeni njërës prej dy pyetjeve të renditura në krye të faqes dhe dërgojeni në adresën e-mail ureportonthemove@gmail.com

  • Best song:

Për të marrë pjesë në kategorinë Best Song, regjistroni një këngë të shkurtër, në të cilën i përgjigjeni njërës prej dy pyetjeve në krye të faqes dhe dërgojeni në adresën e-mail ureportonthemove@gmail.com!

  1. Si do të zgjidhen fituesit?
  • Best Pic: 

Fituesit e kategorisë “Best Pic” do të jenë 2. Një fitues do të zgjidhet nga juria jonë, tjetri do të zgjidhet nga community, i cili do të votojë për fotot që u pëlqen më shumë në Instagram stories të  U-Report On The Move.

  • Best Reel:

Fituesit e kategorisë “Best Reel” do të jenë 2. Fituesi i parë do të zgjidhet nga juria e konkursit, fituesi i dytë do të jetë ai që do të marrë më shumë pëlqime në Reel.

  • Best video, best paper, best illustration, best song:

Për të gjitha kategoritë e tjera, do të ketë 2 fitues, të dy të zgjedhur nga juria jonë!

Cfare po pret? Merr pjesë që sot!

  1. Super e rëndësishme!

Nëse duam të luftojmë kundër paragjykimeve, stereotipave dhe gjuhës fyese duhet të jemi të parët që mos ti përdorim ato!

Për këtë arsye, të gjitha përmbajtjet që kanë fyerje, ofendime, gjuhë jo korrekte ose tone agresive do të përjashtohen menjëherë nga konkursi.

  1. … Dyshime, pyetje, paqartësi?

Nëse keni ndonjë dyshim ose pyetje se si të merrni pjesë në konkurs, ose dëshironi mbështetje, na shkruani në ureportonthemove@gmail.com ose në kanalet tona në Messenger!

Guarda attraverso i numeri come stiamo coinvolgendo le voci dei giovani per un cambiamento sociale positivo.
ESPLORA IL LIVELLO DI PARTECIPAZIONE
UNICEF logo